Fjala: ÇANTË
Çfarë kuptimi ka fjala çantë?
Çantë f.sh. - Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike etj. që mbyllet nga sipër, me dorezë ose me rrip, dhe që shërben për të mbajtur me vete libra e sende të tjera. Çantë lëkure. Çantë ushtarake (sportive). Çantë dore. Çantë shpine. Çantë librash. Çantë shkolle. Çantë grash. Çantë oficerësh. Çantë gjahu. Çantë fishekësh. Çantë veglash. Çanta e ndihmës së shpejtë. Doreza e çantës. Rripi (zinxhiri) i çantës. Hap (mbyll) çantën. Fut (mbaj) në çantë. Var çantën në krah. Hedh çantën në sup.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës çantë në anglisht
Anglisht: BAG
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown