Fjala: ATË
Çfarë kuptimi ka fjala atë?
ATË m.
- Prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, baba. Atë e nënë. Atë e bir. Im atë. Ati im. I ati i fëmijës. Kushëri nga i ati. Gjallë i ati (i ati në vend) i ngjan krejt babait të vet (nga pamja ose nga sjelljet).
- vet. sh. Brezi i mëparshëm, baballarët; të parët. Etër e bij. Trojet e etërve tanë.
- Themeluesi i një fushe të dijes ose të veprimtarisë shoqërore, frymëzuesi e drejtuesi kryesor i një veprimi me rëndësi historike, babai. Ati i mjekësisë.
- fet. Titull fetar që u jepet priftërinjve a murgjve; në sh. apostujt, shenjtorët që i kanë sjellë shërbime kishës në veprimtarinë e saj reaksionare (në vendet ku vepron kisha e krishterë; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Atë shpirtëror. Etërit e kishës.
- fet. Personi i parë i trinisë së shenjtë sipas doktrinës së krishterë, Zoti.
- vet. sh. vjet. Paria e vendit, baballarët. Etërit e kombit.
* Atë pas ati - brez pas brezi.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës atë në anglisht
Anglisht: IT
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown