Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: BAM

Çfarë kuptimi ka fjala bam?

Bam

I m.sh.krahin. - Fëmija, pjella (në kuptimin e përgjithshëm). Ia bëri bami i vet. U gëzon bamëve të vet.

II onomat. -

  1. Përdoret për të dhënë krismën e një arme ose tingullin e fortë që del nga një goditje, nga një përplasje etj. Bëri pushka bam. Përplasi këmbët bam. Binte daullja bam e bum.
  2. përd. kallëzues. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një qitje me armë, një goditje a një përplasje me zhurmë të fortë e të menjëhershme. Topi bam e ti po tutje. folk. Pushka bam e ata me sulm. Unë bam këtej, ai bam andej.
  3. përd. kallëzues. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një veprim që kryhet menjëherë, shpejt dhe me forcë ose një veprim që përsëritet shpesh. Bam kritikat, bam fletërrufetë. Bam me pyetje. Bam në arë e bam në shtëpi.
  4. Përd. ndajf. bised. Befas, papritur, papandehur; menjëherë, pa i lënë kohë; drejtpërdrejt, copë, shkoqur. E qëlloi bam. Hyri bam. Ia tha bam.
  • Bam e bum jap e marr nga të gjitha anët, bëj ç'është e mundur, përpiqem me të gjitha forcat. Ia bëri bam

Përkthime:

Përkthimi i fjalës bam në anglisht

Anglisht: BAM

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com