Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: DËSHIRË

Çfarë kuptimi ka fjala dëshirë?

DËSHIRË f.

1. Prirje e brendshme për të pasur diçka a për të bërë diçka; synim i vetëdijshëm për diçka; qejf, zell. Dëshirë e zjarrtë (e flaktë, e madhe). Dëshira fisnike. Dëshirë e vjetër. Dëshira e fundit. Me dëshirën e vet. Dëshirat dhe mundësitë. Kam dëshirë dua; kam zell. Ka dëshirë të punojë (të mësojë, të dijë, të shëtitë, të vallëzojë). Shpreh (shfaq) dëshirën. E pushtoi (i hipi, i lindi) dëshira. Iu plotësua dëshira. Me (pa) dëshirë. Sipas dëshirës.

2. Ndjenjë e fortë ndaj dikujt a diçkaje që na tërheq; dashuri. Dëshira epshore (trupore). U dogj nga dëshira.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës dëshirë në anglisht

Anglisht: DESIRE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com