Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: FEMËR

Çfarë kuptimi ka fjala femër?

Femër f.sh. -

  1. Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla, që i japin mundësi të bëjë fëmijë dhe që ka tipare të dallueshme nga mashkulli; grua a vajzë; kund. mashkull. Femra shqiptare. Femër e bukur. Zë femre. Organizmi i femrës. Skuadra e femrave. Për femra.
  2. Kafshë që pjell të vegjël ose bën vezë; kund. mashkull. Femra e çakallit (e rrëqebullit). Femra e bilbilit (e fazanit). Femra e qefullit (e krapit).
  3. bot. Vezorja e lules.
  4. tek. Pjesa e futur a e thelluar e një mjeti, e një mekanizmi, ose e diçkaje tjetër, në të cilën hyn a mbërthehet pjesa tjetër; kund. mashkull. Femra e mbërtheckës. Femra e karrocës. Femër e mashkull.
  5. përd. mb. I gjinisë femërore, femëror. Kafshë femër. Viç femër. Peshk femër. Lule femër.
  6. përd. mb. Që është e futur a e thelluar dhe hyn a mbërthehet në të pjesa tjetër. Kopsë (mbërtheckë) femër.
  • Gur femër gur që mund të çahet e të bëhet rrasa. E ka mendjen femër është i zgjuar, i pjell mendja, krijon.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës femër në anglisht

Anglisht: WOMAN

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com