Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: FISNIK

Çfarë kuptimi ka fjala fisnik?

FISNIK m.

1. Ai që ka veti të larta morale, që është i ndershëm a zemërgjerë; bujar.

2. hist. Ai që bënte pjesë në shtresën me të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze; pronar i madh tokash; titulli që u jepej njerëzve të kësaj shtrese. Shtresa e fisnikëve. Nga radhët e fisnikëve.

FISNIK mb.

1. Që ka veti të larta morale dhe sillet shumë mirë me të tjerët, që është i ndershëm e zemërgjerë; që është tipar i një njeriu me cilësi të larta morale, që shpreh fisnikëri; i fisëm, bujar. Njeri fisnik. Grua fisnike. Fytyrë fisnike. Sjellje fisnike. Punë (detyrë) fisnike. Qëllime (ndjenja) fisnike.

2. hist. Që ka të bëjë me shtresën me të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze, që lidhet me aristokracinë feudale; që është karakteristik për fisnikët; i fisnikëve. Familje fisnike

  • Metale fisnike kim. shih te METAL, ~I.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës fisnik në anglisht

Anglisht: GENTLE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com