Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: LABIRINT

Çfarë kuptimi ka fjala labirint?

LABIRINT m.

  • 1. Rrjet i ngatërruar kalimesh e shtigjesh, të mbidheshme e të nëndheshme, nëpër të cilat mund të dilet diku, por me shumë vështirësi. Hyri në një labirint. Ishte një lagje si labirint.
  • 2. hist. Ndërtesë e madhe me shumë të ndara e me korridore të ngatërruara, ku ishte e vështirë të gjendej rruga e daljes (në Egjiptin dhe në Greqinë e lashtë).
  • 3. fig. Diçka shumë e ndërlikuar, së cilës mezi i gjendet filli, çështje shumë e ngatërruar. Labirinti i kujtimeve (i mendimeve, i ndjenjave). Labirinti i historisë. I futi në një labirint.

Përkthime:

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com