Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: MENÇUR

Çfarë kuptimi ka fjala mençur?

MENÇUR mb.

  • 1. Që është i hollë e i mprehtë nga mendja, që i kap gjërat shpejt dhe i kupton drejt; që gjykon mirë e thellë, punon me mend e me urtësi; i zgjuar. Burrë i mençur. Udhëheqëse e mençur.
  • 2. Që di shumë, i ditur. Njeri (plak) i mençur. Shkolla të bën të mençur.
  • 3. Që është thënë a është bërë me mend e me vend, që është thënë a është bërë ashtu si duhet; që është menduar mirë e thellë dhe që të mëson si të veprosh e të sillesh; i urtë, i matur. Fjalë (këshillë) e mençur. Punë (sjellje) e mençur. Veprim i mençur.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. I mençuri e kupton vetë. fj. u.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës mençur në anglisht

Anglisht: WISE

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com