Fjala: MISHNGRËNËS
Çfarë kuptimi ka fjala mishngrënës?
MISHNGRËNËS m. zool.
- Kafshë gjitare kryesisht e egër, që i ka dhëmbët e syrit shumë të mprehtë e dhëmballët të forta (si luani, tigri, ujku, qeni, macja etj.), ka kthetra dhe ushqehet me mish; vet. rendi i këtyre kafshëve. Rendi i mishngrënësve.
MISHNGRËNËS mb.
- 1. Që ushqehet kryesisht me mish, që ha mish. Kafshë mishngrënëse. Shpend mishngrënës. Bimë mishngrënëse lloj i veçantë bimësh që kapin insekte duke i mbështjellë me gjethe.
- 2. bised. Që e ha shumë mishin. Njeri mishngrënës. Është mishngrënës.
- 3. Përd. em. bised. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Është mishngrënës i madh.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës mishngrënës në anglisht
Anglisht: CARNIVOROUS
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown