Fjala: PËRMBLEDHJE
Çfarë kuptimi ka fjala përmbledhje?
Përmbledhje f.sh. -
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve përmbledh, përmblidhem. Përmbledhja e fjalimit. Përmbledhja e veprave (e artikujve) në një vëllim.
- Libër që përfshin disa artikuj, studime, krijime letrare, dokumente etj. me përmbajtje të afërt ose që përmbledh vepra të shkruara nga i njëjti autor; përmbledhës. Përmbledhje këngësh popullore (vjershash, tregimesh). Përmbledhje dokumentesh për Rilindjen Kombëtare. Përmbledhje folklorike. Përmbledhje pjesësh të zgjedhura. Janë botuar shumë përmbledhje studimesh.
- Paraqitje me pak fjalë e thelbit të përmbajtjes së një teksti, të një fjalimi, të një bisede etj., shkurtimi i diçkaje më të gjatë e më të hollësishme. Bëri një përmbledhje të shkurtër. Paraqiti (lexoi) një përmbledhje të referatit (të kumtesës).
Përkthime:
Përkthimi i fjalës përmbledhje në anglisht
Anglisht: BRIEFING
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown