Fjala: QEVERIS
Çfarë kuptimi ka fjala qeveris?
QEVERIS kal.
1. edhe jokal. Drejtoj veprimtarinë politike e administrative të një shteti, duke ushtruar pushtetin ekzekutiv e urdhërdhënës; udhëheq nëpërmjet organeve të qeverisë. Qeveris vendin. Qeveris popullin në fuqi. Qeveris me drejtësi (me urtësi, me largpamësi).
2. Mbarështoj me kujdes punët e shtëpisë, ekonominë dhe të mirat e familjes; vë për fije shtëpinë ose veten, rregulloj. Qeveris shtëpinë. Qeveris dhomën. Qeveris të ardhurat (pasurinë, mallin). Nuk qeveris dot as veten e tij nuk është i zoti të mbajë në rregull as veten.
3. bised. Kujdesem për një të sëmurë, duke i bërë shërbimet dhe mjekimet e nevojshme. E qeveris me kujdes të sëmurin.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës qeveris në anglisht
Anglisht: GOVERN
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown