Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: REDAKSI

Çfarë kuptimi ka fjala redaksi?

REDAKSI f.

  • Grup punonjësish, që drejtojnë një gazetë a një revistë ose emisionet e radiotelevizionit dhe që përgatitin lëndën e tyre për botim ose për transmetim; grup punonjësish në një ndërmarrje botuese a në një institucion që shqyrtojnë dhe përgatitin për botim një libër ose një përmbledhje shkrimesh; tërësia e redaktorëve; zyra dhe ndërtesa ku punojnë redaktorët. Redaksia e gazetës (e revistës). Redaksia e librit (e përmbledhjes, e vëllimit). Redaksia e letërsisë artistike (politiko-shoqërore). Anëtar i redaksisë. Përgjegjësi i redaksisë. Kolegjiumi i redaksisë. Mbledhja e redaksisë. Zyrat e redaksisë. Posta e redaksisë. Artikull (shënim) i redaksisë. Rreth tryezës së redaksisë. U shqyrtua në redaksi.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës redaksi në anglisht

Anglisht: NEWSROOM

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com