Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: VETËDIJE

Çfarë kuptimi ka fjala vetëdije?

U përcollët këtu prej fjalës: vetedije.

VETËDIJE f.

  • 1. Aftësia që ka njeriu për të njohur e për të kuptuar botën që e rrethon dhe vetveten, për të gjykuar e vepruar në mënyrë të vullnetshme. Me vetëdije të plotë. Vetëdija e njeriut. Errësimi (turbullimi) i vetëdijes. Humbi vetëdijen. E bëri me vetëdije (pa vetëdije). Materia është parësore, vetëdija është dytësore.
  • 2. Aftësia e njeriut ose e një grupi njerëzish, e formuar historikisht nga vetë jeta, për të kuptuar qartë qenësinë e vet, vendin e detyrën e vet në jetën shoqërore dhe për të mbajtur një qëndrim të caktuar në kushte e rrethana të ndryshme; ndërgjegje. Vetëdija klasore (kombëtare). Zhvillimi i vetëdijes shoqërore. Humbi vetëdijen. Rritet vetëdija politike e masave punonjëse.
  • 3. Ndërgjegje. Vetëdije e pastër (e lartë). Punon me vetëdije.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës vetëdije në anglisht

Anglisht: AWARENESS

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com