Fjala: XHIND
Çfarë kuptimi ka fjala xhind?
XHIND m.
- Figurë e besimeve dhe e përrallave popullore me prejardhje nga Lindja, e cila përfytyrohet si shpirt i keq, që del natën e që ka fuqi të mbinatyrshme mbi njerëzit e mbi sendet. Xhindet e natës. Dolën xhindet. Shkeli xhindet. Përzuri xhindet. E zunë (e pushtuan) xhindet. Si xhindi në shishe ka fuqi të madhe, por nuk e përdor dot.
- U bë xhind u zemërua keq, u tërbua nga inati. I hipën (i kërcyen, e zunë, e kapën) xhindet (qipujt) u zemërua keq, u ndërkrye. Është me xhinde është zemëruar keq, është gjithë inat; është njeri që zemërohet shpejt. I zbritën (i ranë) xhindet (qipujt) i iku zemërimi, u qetësua.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës xhind në anglisht
Anglisht: JINN
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown