Fjalorth.com - Fjalori shqip

Fjala: BUJAR

Çfarë kuptimi ka fjala bujar?

Bujar

I m.sh.hist. - Pronar i madh tokash, përfaqësues i shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale; fisnik.

II mb. -

  1. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik. Njeri bujar. Zemër bujare. Popull bujar. Sjellje bujare. Ndihmë bujare. Sa bujar je, aq miq ke. fj. u.
  2. hist. Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që lidhet me aristokracinë feudale, i bujarëve. Familje bujare.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Bujar i madh. Shtëpia e bujarit është e mikut dhe e shtegtarit. fj. u.

Përkthime:

Përkthimi i fjalës bujar në anglisht

Anglisht: GENEROUS

Thënja e ditës:

"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Fjalorth.com