Fjala: NOCION
Çfarë kuptimi ka fjala nocion?
NOCION m.
- filoz. Formë themelore e mendimit, në të cilën pasqyrohen tiparet më të përgjithshme dhe më thelbësore të sendeve e të dukurive të realitetit objektiv, koncept. Nocione abstrakte (sendore). Nocioni i kohës(i hapësirës). Nocioni i trekëndëshit (i prizmit). Nocioni i shtetit.
- Përfytyrimi ose mendimi që kemi për diçka; njohuri e thjeshtë ose fillestare, ide. Nocione të thjeshta (të plota). Sa për të formuar një nocion. Nuk e ka nocionin e diçkaje.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës nocion në anglisht
Anglisht: NOTION
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown