Fjala: KONCEPT
Çfarë kuptimi ka fjala koncept?
KONCEPT m.
- Tërësia e vetive a e tipareve më të përgjithshme e më të qenësishme të një sendi, dukurie etj. ose të një klase sendesh, dukurish etj. të botës reale, të përgjithësuara mendërisht e të pasqyruara në vetëdijen tonë si formë e të menduarit; nocion. Koncept shkencor. Koncept filozofik (politik, ekonomik). Koncepti i vijës (i katrorit, i kubit). Koncepti i vlerës.
- Tërësia e pikëpamjeve dhe e mendimeve të një njeriu, të një grupi shoqëror a të një klase për një çështje ose për dukuri të ndryshme të jetës shoqërore; pikëpamje, mendim, ide. Koncepte të reja (intelektualiste, konservatore, liberale).
- Përpilimi paraprak i një shkrese, duke dhënë përmbajtjen kryesore të saj. Koncepti i shkresës. Bëj konceptin.
Përkthime:
Përkthimi i fjalës koncept në anglisht
Anglisht: CONCEPT
Thënja e ditës:
"Këmbëngulja është çelësi për të arritur gjithçka." - Unknown